Kiara i vë fajin Luizit dhe Oltës për sjelljen e saj ndaj gjendjes së këngëtarit!
Luiz Ejlli ka dy ditë që nuk është mirë dhe është shprehur se ka pasur dhimbje koke e se nuk është mirë nga ana shëndetësore. Pranë tij, ka qëndruar Olta, partnerja e tij në lojën “siameze”, ndërsa Kiara nuk është afruar në asnjë moment pranë të dashurit të saj, për ta pyetur sesi është e nëse kishte nevojë për diçka, madje dje është parë mjaft e buzëqeshur.
Kjo u vu re edhe nga Olta e cila herë pas here e vinte këtë fakt në dukje. Sot, kur banorët morën mesazhet në “Big Love”, Kiara pa se këtë gjë e kishte vënë re edhe publiku. Në ekranin përballë banorëve u shfaqën mesazhe për dyshen Luiz-Olta dhe përkujdesjen që kjo e fundit tregoi për këngëtarin. Sipas Kiarës, i gjithë faji që ajo doli në sytë e publikut si një person që nuk u kujdes për partnerin e saj, është i Luizit dhe i Oltës.
Luizi: Është fakt që është përkujdesur, nuk e mohoj dot. Se pse është përkujdesur, e di unë. Dëgjoi mesazhet kjo dhe tha që doli që Olta është përkujdesur. Nuk e kupton që është për lojë. Mu nuk më shqetëson fakti që i thua, por fakti që mendon se janë mesazhe serioze.
Kiara: Ik o njeri i llastuar. Vazhdo ore, do të vij unë nga mbrapa ty se të dhemb koka ty? Ik ore, na lër rehat, na lodhe. Ky është një muhabet i vazhdueshëm nga ana jote. E kuptuam që ke migrenë, të kam thënë një herë më përpara, “Luiz a do ilaç”. Ka shumë herë që je shtrirë dhe ma ke vënë në dukje që nuk përkujdesem, më nxjerr mua si njeri që nuk kujdeset. Jam shumë. Po bënim shaka, po qeshim se ishte realisht për të qeshur dhe ti lejove atë tjetrën (Oltën) të më thotë “pse nuk e puth”. Llastohesh shumë dhe kjo mua më bezdis. Kur kam unë momentet e mija, nuk përpiqesh fare të më mirëkuptosh, duhet të të mirëkuptoj unë ty. Sa jam unë me ty, ti nuk je kurrë me mua i mirëkuptueshëm. Të jetë hera e fundit që përmend emrin tim në lojë, kaq po të them. Më ke nxjerrë shumë keq, që vjen e bën kështu gjithë kohë, ulesh në krevat, ankohesh, aman o Luiz se nuk të dhemb kaq shumë koka, mos e bëj kaq tragjike se na lodhe. Po ik o Luiz, na nxive jetën. Më rrije mua aty, nuk më thoje asnjë gjë.
Olta: U ankua dje Luizi i pari për ty, nuk u ankova unë. Më tha “ngacmoje Kiarën, sepse e meriton”. Ti po paragjykon sjelljen time dhe bën shumë gabim. Luizi është familja ime, edhe ti je familja ime, sepse rri çdo ditë me ju, pikërisht për këtë unë dje nuk u tregova lojtare. Dje u tregova Olta e vërtetë. Tani kam faj pse u solla mirë? Më ka bërë shumë përshtypje ftohtësia jote. Ty po të vjen keq pse u solla unë ashtu se të vjen turp nga vetja jote edhe duhet të të vijë turp, sepse ftohtësia dhe indiferenca që ke treguar dje është për të ardhur turp. Ia bëre këtij djalit që bëhet copash për ty. Nuk është faji im që dole njeri i ftohtë.
Fraksion.com