Hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë, Xhaçka thirret në SPAK: Jam thirrur për akuzat e opozitës
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur sot në SPAK për të dhënë sot një dëshmi në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë.
“Jam thërritur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të ministrisë së Mbrojtjes në kohën kur e kam drejtuar. Unë jam në dispozicion të drejtësisë e kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar luftuar e votuar që të gjithë të jenë në dispozicion të drejtësisë për tu pyetur e kthyer përgjigje për të gjitha ato çështje që gjykohen se duhet të hetohen e unë nuk bëj përjashtim.
Fraksion.com