Mbeti e vrarë në lokalin ku punonte, kush ëshë gruaja viktimë e masakrës në Don Bosko
Gruaja që shihni në foto është Mimoza Paja, 60 vjeçe. Ajo mbeti e vdekur nga breshëria me armë, këtë mbrëmje në lokalin në zonën e Don Boskos në Tiranë, gjatë orarit të punës si banakiere në një lokal.
Gruaja ka qenë duke shërbyer, kur dy autorë dyshohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit. Shenjestra dyshohet se ka qenë pronari i lokalit, Fatjon Murati, i dënuar për municione dhe armëmbajtje pa leje.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur: Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. E lënduar nga xhamat ka mbetur edhe një 10-vjeçare.
Fation Murati është pronar i lokalit në të cilin ka ndodhur sulmi me armë këtë mbrëmje ne Don Bosko, ku tre persona mbetën të plagosur dhe një punonjëse e lokalit viktimë.
Sipas të dhënave të para mësohet se autorët janë larguar me një automjet, ndërsa emrat e personave të plagosur nuk bëhen ende të ditur.
Megjithatë bëhet me dije se pronari i lokalit është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është marr në pyetje lidhur me atentatin me 3 viktima në masakrën e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Gjithashtu pak kohë më parë ai u shoqërua në polici ndërsa udhëtonte në një makine me Indrit Doklen.
E shkuara kriminale e Fation Muratit:
Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. 32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale.
Murati ka deklaruar para togave të zeza se njihet me Kristjan Gjinin dhe para disa kohësh i ka marrë makinën. Sipas tij, ai ka pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku ka lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se ka mbetur gishti, por ai ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë kishin brenda. Murati vijon të qëndrojë në burg, ndërsa Dokle dhe Ruçi janë liruar.
Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.
Fraksion.com