Life StyleTë fundit

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid kapen “mat” në të njëjtën festë para nisjes së Oscars

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid po shtojnë edhe një herë thashethemet për romancë mes tyre. Dyshja u panë në festën e Darren Dzienciol dhe Richie Akiva para nisjes së Oscars dhe kaluan pjesën më të madhe të mbrëmjes së bashku, sipas raportimeve të shumta.

“Ata ishin bashkë pothuajse gjatë gjithë natës dhe mezi u larguan nga vendi i tyre,” tha një burim për People pas mbrëmjes luksoze në Los Angelos.

Një tjetër dëshmitar okular tha për Us Weekly, “Leo dhe Gigi po rrinin së bashku gjithë natën. Ata nuk u larguan kurrë nga njëri-tjetri.”

Sidoqoftë, një burim i brendshëm i thotë Page Six se “nuk ishin [vetëm] ata të dy” që qëndronin së bashku.

“Leo ishte mbyllur në një seksion VIP me një grup njerëzish,” tha dëshmitari okular, duke vënë në dukje se dyshja ishin me të njëjtin grup që së fundmi iu bashkuan për darkë në Milano.

Ylli i “Titanic”, 48 vjeç dhe supermodelja 27 vjeçe, nuk ishin të vetmit personazhe në festën e mbajtur në një pronë private në Bel Air. Baz Luhrmann, Wiz Khalifa, James Franco, Robin Thicke, Eiza Gonzlez, Tyga dhe Tobey Maguire ishin gjithashtu listën e të ftuarve të mbushur me yje.

 

Fraksion.com