Life StyleTë fundit

Horoskopi javor 13 -19 mars 2023

Ky është horoskopi javor nga data 13  deri në 13 mars 2023. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.

Dashi

Javë përgjithësisht e qetë do jetë kjo për ju. Tregohuni të butë dhe të matur në çdo moment. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë pozitive. Do pajtoheni me partnerin dhe do i shihni gjërat me një sy krejtësisht tjetër. Edhe momentet intime do shtohen. Ju beqarët do keni plot mundësi si për aventura kalimtare ashtu edhe për lidhje serioze. Do jetë në dorën tuaj më pas nëse do përfitoni apo jo. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por kjo nuk do të thotë që ju nuk do kryeni dot shpenzimet e nevojshme. Turbullirat yjore do sjellin shqetësime shëndetësore. Do ndiheni të lodhur, pa fuqi dhe mund të keni dhimbje në disa pjesë të trupit. Në punë do i arrini një e nga një të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes.

Demi

Gjatë kësaj jave mundohuni të mos humbisni kontrollin dhe t’i vendosni vetes disa qëllime. Ju të dashuruarit do ndërmerrni iniciativa dhe do i bëni ditët më të bukura. Emocionet do jenë të forta dhe të ndryshme ditë pas dite. Ju beqarët nuk do i realizoni dot takimet që keni ëndërruar, por nuk do kaloni një periudhe të keqe. Duke dalë me miqtë dhe të afërmit do argëtoheni pafund. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të shpenzoni të qete për gjërat që do iu duhen. Për shëndetin do përkujdeseni me tepër nga zakonisht prandaj as në këtë plan nuk do keni shqetësime. Në punë që ditët e para planet do iu realizohen si i kishit menduar kështu që euforia do iu pushtojë.

Binjakët

Përkujdesi dhe delikatesa që do keni këtë javë do ju bëjnë të shkëlqeni kudo. Jeta juaj në çift do ketë bekimin e Neptunit. Jo vetëm që do jeni më tolerantë e të kuptueshëm, por do përkujdeseni edhe për detajet më të vogla. Nuk do mungojnë as surprizat e veçanta nga të dy palët. Ju beqarët ka rrezik të tërhiqeni nga persona shumë të ndryshëm me ju dhe po hodhët hapa mundet të lëndoheni. Në planin financiar do jetë e vështirë të ruani ekuilibrin, pasi përveç dëshirës do jetë edhe nevoja e madhe për të bërë shpenzime. Shëndeti deri ditën e mërkurë nuk do ketë shqetësime. Më vonë kujdesuni pak më tepër për ushqimin në mënyrë qe te shmangni problemet me stomakun. Në punë do i arrini të gjitha objektivat që i keni vënë vetes.

Gaforrja

Nëse nuk doni që gjërat t’iu ecin keq gjatë kësaj jave duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe të qetësoheni. Ju të dashuruarit duhet të bëni shumë kujdes nga ndikimi pervers i Neptunit. Papritur personi me të cilin ndani jetën mund të ndryshojë dhe do ju dalin plot keqkuptime. Veten me qetësi dhe dialog mund t’i zgjidhni problemet. Ju beqarët do influencoheni pozitivisht nga yjet dhe optimizmi do iu shoqërojë në çdo moment. Ka mundësi që nga mesi i javës të bini kokë e këmbë në dashuri me disa persona dhe mund të ndërmerrni hapa të mëdha. Financat do jenë të begata. Edhe gjendja shëndetësore ka mundësi të përmirësohet shumë dhe do ndiheni energjikë. Në punë do jeni të përgjegjshëm dhe nuk do bëni gabime aspak.

Luani

Hëna do ju ndihmojë mjaft gjatë kësaj jave për t’u përqendruar më tepër dhe për të mbjellë farat e arritjeve të mëdha. Falë Venusit, për ju të dashuruarit ka mundësi që jeta të ecë më së miri. Do gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe do përjetoni të dy emocione të këndshme. Ju beqarët gjithashtu do mbështeteni nga yjet dhe do afroheni më tepër me personin që keni rënë kokë e këmbë në dashuri. Financat në përgjithësi do jenë të stabilizuara megjithatë nuk duhet të rrezikoni shumë duke shpenzuar shuma marramendëse. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por asgjë për t’u shqetësuar. Një kurë me vitamina dhe një gjumë më i mirë do ju rikthejnë shpejt në formë. Në punë do bëni më shumë përpjekje se më parë dhe situata do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Virgjëresha

Gjatë kësaj jave do përjetoni ndjesi të çuditshme dhe në disa momente nuk do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni. Po nuk u treguat më të organizuar do keni vetëm humbje. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e vështirë do jete. Do jeni shumë kokëfortë dhe nuk do pranoni të bëni ato që do ju kërkojë partneri. Po nuk ndryshuat do pendoheni për gjithë jetën. Ju beqarët do i riktheheni një lidhjeje të vjetër, por kësaj here do mendoheni me kujdes para se të hidhni hapa. Në planin financiar do ju duhet akoma më tepër maturi dhe përkujdes. Hua nuk duhet të jepni për asnjë lloj arsyeje. Shëndeti do jetë i kënaqshëm. Nuk do i ndieni më as shqetësimet që kishit nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Në punë do jeni pasivë dhe do i lini gjërat pas dore. Koleget do përfitojnë nga kjo sjellje e juaja dhe ju do humbni shumë.

Peshorja

Për fatin tuaj të mirë gjithçka do stabilizohet këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë më i ngrohtë. E mërkura, e enjtja dhe e shtuna janë ditët ideale për të marrë edhe disa vendime ose për të bërë plane afatgjata. Ju beqarët do keni plot njohje, por nuk pritet të nisë ndonjë lidhje e jashtëzakonshme që do ju bëjë të drithëroheni. Buxheti do jetë më i ekuilibruar kështu që mund të përfitoni të hiqni edhe ndonjë para mënjanë. Për shëndet të mirë, duhet të keni kujdes me higjienën, duhet të flini më tepër dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë do jeni shumë të përqendruar dhe do arrini të gjitha objektivat që do i vini vetes.

Akrepi

Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Ju që jeni në një lidhje mund të vendosni edhe data për fejesa, martesa apo edhe zgjerim në familjeje. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione pozitive. Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë, këtë javë do surprizoheni pa masë. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini majat. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalojë dot.

Shigjetari

Klima ujore do ngrohet edhe më shumë gjatë kësaj jave. Pas të martës do fillojë një etape shumë më e bukur dhe me emocionuese për të gjithë. Edhe për ju beqarët do jetë një jave e këndshme dhe e mbushur me takime mbresëlënëse. Do ndiheni shumë mirë dhe të lumtur për zgjedhjet që do bëni. Financat do përmirësohen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe do ngeleni të habitur edhe vetë. Shfrytëzojeni rastin për të hequr edhe disa para mënjanë. Shëndetin mos e lini shumë pas dore sepse situata mund të ndërlikohet në atë gradë sa nuk do dini çfarë të bëni më pas. Në punë do jeni shumë profesioniste, kërkues ndaj vetes dhe këmbëngulës.

Bricjapi

Me bekimin e yjeve, jeta juaj do jetë edhe më harmonike gjatë kësaj jave. Do dilni më shumë, do argëtoheni dhe do përjetoni ndjesi të paimagjinueshme ju të dashuruarit. Nëse jeni beqarë do jeni në kërkim të lidhjeve serioze dhe të rafinuara, çka nuk do ju mundësohet dot këtë periudhë. Sektori i financave do jetë tej mase i privilegjuar dhe situata do ketë përmirësime të konsiderueshme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë më e mirë se më parë dhe do e rifitoni energjinë e humbur. Në punë do ketë probleme, sfida, por edhe arritje të mëdha. Bëhuni gati për ndryshime të mëdha.

Ujori

 

Merrini gjërat me qetësi këtë javë dhe merrni iniciativa. Ju të dashuruarit, të nxitur nga Merkuri, do keni kurajën të flisni edhe për tema delikate me atë që keni në krah. Do ndiheni shumë më të qetë pasi të keni sqaruar gjithçka. Lidhja do konsolidohet edhe më tepër. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë për të pasur ndryshimet e mëdha që keni ëndërruar. Në planin financiar nuk pritet të keni as problemin më të vogël pasi së fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri të ardhurat tuaja. Shëndeti duhet pasur më tepër nën kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha pengesat dhe do i arrini më në fund objektivat që i kishit vënë vetes.

Peshqit

 

Sado të mundoheni të ruani qetësinë absolute këtë javë nuk do ja dilni dot. Nëse jeni në një lidhje do keni konflikte të shumta me partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do ketë tronditje. Asnjeri prej jush nuk do tolerojë dhe nuk do hapë rrugë. Nëse jeni beqarë do jeni shumë të shpërqendruar dhe nuk do e keni mendjen të krijojnë një lidhje. Do i neglizhojnë edhe mundësitë e mira që do iu jepen. Financat do dobësohen të mërkurë sepse do ju duhet të shpenzoni për disa gjëra me rëndësi. Gjendja shëndetësore do varet nga mënyra sesi do ushqeheni dhe se sa do flini. Jeta profesionale do jetë më e bekuar. Do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni dhe suksesi do jetë i garantuar.

 

Fraksion.com