AktualitetTë fundit

Atentat në Tiranë, lokali në “Don Bosko”: Vritet banakierja e lokalit! Plagosen pesë të tjerë, mes tyre një fëmijë

Një grua ka ndërruar jetë dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur këtë të diel në mbrëmje në zonën e Don Boskos në kryeqytet, pas të shtënave me armë zjarri në lokalin ku ata ndodheshin.

Ngjarja që tronditi zonën ndodhi rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, person me precedent të theksuar kriminal.

Banakierja e lokalit, Mimoza Paja, rreth 60 vjeç është qëlluar për vdekjke, ndërsa janë plagosur Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

E lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, që është dëmtuar nga ciglat e xhamave pas të shtënave me armë.

Ende nuk janë identifikuar autorët e këtij atentati mafioz, por paraprakisht dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar drejt bar kafenesë dhe janë larguar me dy motorë.

 

Fraksion.com