AktualitetBota+Të fundit

Rusia kontrollon pjesën lindore të Bakhmutit, Ukraina anën perëndimore të tij

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe tha se grupi paraushtarak Wagner ka vënë nën kontroll pjesën lindore të Bakhmutit ndërsa forcat ukrainase po kontrollojnë anën perëndimore të qytetit.

Në njoftimin e fundit, ministria britanike tha se forcat ruse po qëllojnë nga ndërtesat e fortifikuara, qyteti është kthyer në një “zonë vrasjesh” dhe grupi Wagner po përballet me pengesa të mëdha në përpjekjet për të përparuar drejt perëndimit të qytetit.

Megjithatë, ministria tha se trupat ukrainase dhe vija e tyre e mbrojtjes në perëndim rrezikohen nga përpjekjet e forcave ruse për t’u marrë krahët nga veriu dhe jugu.

Moska thotë se marrja nën kontroll e Bakhmutit do të shënonte një hap përpara për të kontrolluar të gjithë rajonin e Donbasit.

Ndërkohë, të premten, në Kiev, u rikthye furnizimi me energji elektrike, pasi sulmet me raketa ruse dëmtuan infrastrukturën energjitike të kryeqytetit ukrainas.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhii Poplo tha se u rikthye furnizimi me ujë dhe energji në të gjithë qytetetn, por 30% e banorëve ishin ende pa ngrohje. Ai tha se riparimet vazhdojnë.

Pas sulmeve ajrore të Rusisë në gjithë Ukrainën, autoritetet ukrainase thanë se u rikthye furnizimi me energji për të gjithë rajonin verior të Odesas. Megjithatë, ata shtuan se është dëmtuar rëndë instrastruktura energjitike në rajonet e Kharkivit dhe Zhytomyrit.

Sulmet e fundit ajrore të ndërmarra nga Rusia, që dëmtuan edhe ndërtesat e banimit, shkaktuan vdekjen e gjashtë personave.

Ajo që ishte ndryshe kësaj radhe ishte përdorimi i raketave hipersonike Kinzhal nga forcat e Kremlinit, që janë ndër armët më të sofistikuara në arsenalin rus./VOA

 

Fraksion.com