Life StyleTë fundit

Sipas Luizit, “korrupsioni” në “BBV” mbaron vetëm me këtë veprim të produksionit

Në këtë “Big Brother Vip” mund të thuhet se ka pasur më shumë padrejtësi se çdo edicion tjetër. Kjo gjë është vënë re jo vetëm nga publiku, por edhe nga banorët. Megjithëse janë gjithë kohës të monitoruar nga “Vëllai i Madh”, ‘gafat’ e tyre nuk kanë munguar dhe shpesh kemi dëgjuar akuza të tyre ndaj produksionit.

Një nga ata banorë është edhe Luizi, i cili me mënyrat e tij ka shprehu pakënaqësitë që ka ndaj produksionit.

Së fundmi, teksa ka qenë duke biseduar me një grup banorësh Luiz Ejlli ka bërë sërish një nga kërkesat e tij shumë të dëshiruara. Ai i ka kërkuar “Vëllait të Madh” që të shtunën, ta nxjerrë atë dhe Oltën në nominim, duke e justifikuar kërkesën e tij si fundin e korrupsionit në shtëpi.

“Korrupsioni në këtë shtëpi mbaron në qoftë se “Vëllai i Madh” na lë mua dhe Oltën kokë më kokë në nominim të shtunën” – tha Luizi.

Kujtojmë se disa javë më parë ishim shumë afër një noniminimi “kokë më kokë” me Oltës dhe Luizit, si rezultat i lojës me litar. Por, në momentin e fundit “Vëllai i Madh” ndryshoi rregullat sepse “ashtu donte”, duke çuar të gjithë banorët në nominim dhe duke shmangur kështu nominimin me Oltës dhe Luizit.

 

Fraksion.com