Life StyleTë fundit

Shumën që Xhuli shpenzon brenda një dite, gjysma e shqiptarëve nuk e marrin as në muaj!

Juliana Nura ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.

Siç ndodh shpesh ajo ka debatuar me Stresin, ku në bisedë e sipër i ka përmandur reperit shumën monetare që harxhon brenda një dite.

Ajo u shpreh se nuk e ka fare problem që të shpenzojë një mijë euro brenda 24 orëve.

“Po unë 1 mijë nuk e kam problem edhe me 1 ditë t’i harxhoj, s’e kemi problem”, ka thënë mes të tjerash Xhuli.

Nga ana tjetër kujtojmë që Xhuli dhe Stresi janë ndër banorët pretendent për të fituar këtë edicion të “BBVK”.

Më herët në një intervistë Alaudini tregoi edhe datën kur do të jetë finalja e reality-show-t.

“Plani është me 17 mars që të mbahet finalja e madhe… Jemi shumë afër, kanë mbetur edhe pesë Prime. Gara po ashpërsohet, brenda janë nëntë banorë dhe duhet të ulet numri”, ka thënë Alaudini.

 

Fraksion.com