AktualitetTë fundit

Shpërthimi i granatës në oborrin e shtëpisë në Korçë, nipi i familjes: S’kemi asnjë konflikt!

Një granatë ka shpërthyer në oborrin e një shtëpie të pabanuar në fshatin Bulgarec të Korçës.

Nipi i familjes në ndërtesën e të cilëve shpërtheu një granatë dore thotë se janë të tronditur nga ngjarja. Ai shprehet se familja e tij nuk ka asnjë konflikt.

“Po kaloja për në punë dhe pashë polici këtu. Pashë çfarë ka ndodhur. Nuk di gjë kush e ka bërë. Jemi të tronditur. S’kemi konflikt me asnjërin”, tha ai.

Policia ka njoftuar se pronarët e shtëpisë kanë humbur jetën para 4 vitesh.

“Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Nuk dihet arsyeja pse është hedhur bomba një banesë të zbrazur. Sipas burimeve dyshohet se mund të ketë qënë ndonje adoleshent ose person i pa përgjegjshëm. Në keto momente po merren në pyetje personat që banojnë afër vendit të ngjarjes.

 

Fraksion.com