AktualitetTë fundit

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Bulgarec të Korçës

Një granatë ka shpërthyer në oborrin e një shtëpie të pabanuar në fshatin Bulgarec të Korçës. Policia ka njoftuar se pronarët e shtëpisë kanë humbur jetën para 4 vitesh.

“Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Nuk dihet arsyeja pse është hedhur bomba një banesë të zbrazur. Sipas burimeve dyshohet se mund të ketë qënë ndonje adoleshent ose person i pa përgjegjshëm. Në keto momente po merren në pyetje personat që banojnë afër vendit të ngjarjes.

 

Fraksion.com