AktualitetPolitikëTë fundit

PD në Vaun e Dejës: Vetëm kandidati i ‘Primareve’ është përfaqësuesi demokrat në zgjedhje

Pavarësisht vendimit të Apelit që riktheu vulën tek grupi i Enkelejd Alibeajt disa degë të Partisë Demokratike zyrtare në rrethe janë duke konfirmuar kandidatë e Sali Berishës si kandidatë të tyre.

Pas Elbasanit dje që konfirmoi do të dalin me një kandidaturë në Elbasan, atë të Luçiano Boçit, sot ka qenë dega e PD-së së Vaut të Dejës e cila ka vendosur përmes Kryesisë së saj që të mbështesë plotësisht thirrjen e organeve drejtuese për të dalë me një kandidat unik në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

 

Fraksion.com