“Me Oltën do kemi atakim”, Kristi-Armaldos: Do të sulmojë me Qetsorin!
Luizi mendon se Qetsori po e përdor Oltës si zar, ndërkohë që Olta sipas tij, mendon se po ndodh e kundërta.
Ai shtoi se Olta la “në baltë” Armaldon, për Qetsorin. I pyetur nga Kristi që pse ndodhi kjo, Luizi tha se të gjithë e njohin Oltën, duke nënkuptuar që nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë.
Armaldo nga ana tjetër u shpreh se kishte një diskutim me Oltën lidhur me këtë çështje dhe se po pret të sqarohet një herë me të, e më pas të dalë në një konkluzion.
Maestro tha se ai debatoi me Luizin për disa gjëra, por sërish rri me të, sepse të dyve i pëlqen të komunikojnë me njëri-tjetrin, sipas tij.
Dea u shpreh se nëse Armaldo bëhet sërish “shok” me Luizin, ajo do i kthehet kundër. Nga ana tjetër, Kristi u shpreh se Armaldo i është afruar Luizit ditët e fundit, duke qenë se Olta është bërë palë me Qetsorin.
Fraksion.com