Inceneratorët, Berisha: Le të kontrollojnë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por Edi Rama nuk shpëton
Ish-kryeministri Berisha tha sot se pavarësisht kontrolleve që janë bërë ditën e djeshme në shtëpinë e partneres së Arben Ahmetajt, Rama është përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve.
‘Rama-Veliaj janë autorë kryesorë të aferës së tmerrshme të djegësave. Kryetar është direkt Edi Rama. Ia dha Arben Ahmetaj. Le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve. Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme. Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton. “, tha Berisha.
Sipas tij “duke njohur çështjen, Arben Ahmetaj nuk ka vendosur firma në djegësin e Elbasanit, nuk ka vendosur firmë në djegësin e Tiranës, por në djegësin e Fierit dhe Elbasanit, Ahmetaj në vlerësimin tim është përgjegjësi numër 4, pas Ramë, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt. Ahmetaj është njeriu që me kryeministrin kanë mobilizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për djegësat. Fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave nuk preket pa firmën e Ministrit të Financave. Ahmetaj thotë “më janë bërë presionet më të jashtëzakonshme”. Të bëhet i penduar dhe t’ia thotë drejtësisë. Thuhet se Rama i ka bërë presione të tmerrshme për të firmosur”.
Fraksion.com