Gratë do të mund të dalin “topless” në pishinat publike
Senati i Berlinit do të lejojë që gratë ashtu si burrat të qëndrojnë të pambuluar në pjesën e sipërme në pishinat publike të kryeqytetit gjerman.
Ky vendim i ri pason një ankesë diskriminimi të bërë nga një grua që nuk u lejua të dilte topless në një pishinë në Berlin.
Gruaja i ishte drejtuar instancave shtetërore për drejtësi, diversitet dhe antidiskriminim me anë të një letre, ku kërkonte trajtim të barabartë të grave me burrat.
Përgjigjur ankesës, Berliner Baederbetriebe, e cila drejton pishinat publike të qytetit, vendosi të ndryshojë rregullat e veshjes në këto ambiente.
Avokati i popullit kundër diskriminimit i Berlinit e miratoi vendimin.
Fraksion.com