Fqinjët e Skënder Likës: Menduam se ishte tërmet! Na janë dëmtuar shtëpitë
Fqinjët e Skënder Likës, banesës së cilës i vendosën tritol mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Lezhës, e përshkruajnë shpërthimin si shumë të tmerrshëm.
Ato e krahasojnë me një tërmet të fuqishëm, ndërsa dëmet në banesën e tyre janë shumë të mëdha.
‘Shpërthimi ka qenë shumë i frikshëm shumë i tmerrshëm. Ne ishim në gjumë, e kemi dëgjuar! Si tërmet i fuqishëm. Kur kam dalë jashtë kam menduar se ishte tërmet. Dëmi është kolosal. E kemi pasur ballë për ballë shtëpinë.’- tha një tjetër.
‘Nga ora 3 e gjysmë. Kur dola mendova se ishte ndonjë termet. Dolëm të gjithë! Pashë pastaj policinë, i kanë vendosur tritol kushëririt tim. Ja ka çarë murin atje. U frikësuam shumë. Kam dalë me vrap duke ikur nga frika. Çatia më ka dalë nga shtëpia. Kam biznesin çdo gjë na është thyer.’- u shpreh një nga fqinjët.
Njëri prej tyre shprehet se dëmi është mbi 15 milionë lekësh të vjetra.
“Nga ora 3, 3 e gjysmë ishim duke fjetur, copat e xhamit, kur dola thashë se ishte tërmet, pashë policinë dhe kishin vendos tritol, nuk di gjë, kur kam dalë dyert dritaret në tokë, U frikësuam, i kam krejt gjak komët duke ik prej frikës, dëmi 15 milionë lek çatia ka dalë jashtë përdorimit, s’mund t’u jap dum, unë në hesap tim dhe të vijë tjetri të bëka këtë batërdi, bëra denoncimin, kam humbje të madhe”, tha fqinji.
Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 3:30 të mëngjesit. Nga shpërthimi ka patur dëme të konsiderueshme në vilen tre katëshe, ku pjesa e përparme është totalisht e dëmtuar, gjithashtu ka pasur dëmtime dhe të banesave të tjera rreth saj.
Skënder Lika është babai i Llej Likës i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Pilot Roli në dhjetor të vitit 2021.
Farksion.com