Life StyleTë fundit

“Do e ndjekësh Antonetën nga shtëpia”, Qetësori bëhet palë me Oltën kundër Luizit

Olta është bërë palë me Qetsorin dhe duke qëndruar me të, po përfiton nga rasti për të “sulmuar” Luizin.

Kjo e fundit hodhi “kunja” ndaj tij, duke i thënë se ditët e fundit është bërë si qengj. Duke folur me ironi, Olta tha se ka lezet kur Luizi rri urtë.

Të njëjtat fjalë madje ia tha edhe Qetsori. Ky i fundit i tha se Oltës se hyrja e tij e ka fuqizuar atë, të paktën në raport me lojën në shtëpi.

Nga ana tjetër, Luizi i tha Oltës se ai ka punuar për këto ditë, prandaj po rri i qetë. Ai i tha që pas dy javësh do fillojë letërsia, gjë për të cilën tha Luizi, Antoneta nuk ka mundësi ta ketë.

Qetsori i tha Luizit se ai do e ndjekë Antonetën nga shtëpia, duke nënkuptuar që do largohet ai nga Big Brother “Prime” e së shtunës.

Fraksion.com