AktualitetPolitikëTë fundit

Deklarata e Celibashit, Berisha: E dëgjuat si tha ‘në perceptimin tim është Berisha kryetar por Rama më thotë që është Alibasha’

Në konferencën e sotme për shtyp, Sali Berisha komentoi edhe deklaratën dje të komisionerit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

“Koalicioni synon fitoren. Nuk ka asnjë risk. E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë se është Ali-Basha.

Dhe unë në perceptimin tim them që ne do të fitojmë. Të përpiqesh të lesh një vend pa opozitë, ka disa pikëpyetje për t’u përgjigjur por kjo është pjesë hetimi e SHBA dhe kam besim se çështjet do zbardhen plotësisht”, tha Berisha.

 

Fraksion.com