Celibashi kërkoi firmën e Bashës për regjistrimin e PD, Alibeaj: PD do të regjistrohet e do jetë pjesë në zgjedhje
Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit të tij parlamentar, ka deklaruar se PD do të regjistrohet në zgjedhje dhe do të jetë pjesë e garës.
Në lidhje me vendimin e bërë publik dy ditë më parë nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi se duhet firma e Lulzim Bashës si kryetar i regjistruar i kësaj partie, për regjistrimin e PD për zgjedhjet lokale, Alibeaj tha se do ndiqen të gjitha procedurat dhe se dokumentacioni i dorëzuar në KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionin.
“PD do ndjekë procedurat, dokumentacioni i dorëzuar në KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionin. PD do të regjistrohet e do jetë pjesë në zgjedhje”, ka deklaruar ai.
Fraksion.com