Berisha refuzon ftesën e Alibeajt: Me pengjet e Ramës nuk negociojmë kurrë
Ish kryeministri Sali Berisha ka refuzuar thirrjen e Enkelejd Alibeaj për të bashkëpunuar dhe dalë me një kandidat për zgjedhjet e 14 majit duke i cilësuar si pengje të Edi Ramës.
‘Alibasha është një peng i Ramës! Me pengje nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do të ndodhë kurrë ndonjëherë. Ato që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës do të mund të bëjnë Pazar me ne apo thjeshtë zbatojnë porositë e Ramës. Alibasha pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjëlloj negocimi. U përdorën si pengje të shpifura nga Edi Rama pë të konfiskuar me gjykatës që armiqtë e ligjit dhe të drejtës, që japin vendime në kundërshtim me kushtetutën me ligjet e vendit dhe më çdo precedent.’- tha Berisha.
Fraksion.com