AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha del për mediat: Sigurojmë shqiptarët se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme për mediat, u shpreh se kjo do të jetë pranvera e ndryshimit të madh. Ai konfirmoi edhe një herë koalicionin me Ilir Metën për të gjithë kandidatët e ‘Primareve’, ndërkohë që për mënyrën se si do të dalin për këshillat bashkiakë do ta vendosin ekspertët.

“Partia Demokratike është së bashku me Ilir Metën për të gjithë kandidatët e ‘Primareve’. Sa i përket listës së kandidatëve për këshillat bashkiakë po diskutohet”, tha Berisha.

Berisha tha sot se opozita do ta mundë Edi Ramën përmes një koalicioni shumë të gjerë politik por la të kuptohej se mënyra se si do të regjistrohen në zgjedhje do të jetë pjesë e vendimmarrjes së ekspertëve ligjore. Berisha ka refuzuar edhe thirrjen e Enkelejd Alibeaj për të negociuar dhe për të dalë me një kandidat për zgjedhjet e 14 majit duke i cilësuar si pengje të Edi Ramës.

‘Me këtë start, sigurojmë shqiptarët se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh. Zhvillimi më pozitiv i shoqërisë shqiptare këto këto ditë ka qenë starti entuziast, i fuqishëm i fushatës elektorale të PD-së. Ka qenë reagimi i fuqishëm i qytetarëve në mbarë vendin, ju e patë, Mallakastra dhe Lezha ishin në zenitin e besimit, në zenitin e reagimit, ndaj përpjekjeve primitive, ndaj përpjekjeve të pashembullta në 32 vite të Edi Ramës për të fituar zgjedhjet me fasadë-veglat e tij. Mund të them se ekziston një klimë e jashtëzakonshme. Edi Rama sikur të mbledhë Bravat dhe Alibashët e Ballkanit, është absolutisht i pashpresë.
Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Ajo çka duket është në këtë rast fenomeni i kupës. Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qëndrimet antidemokratike, lidhjet me krimin, me drogën, kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron, Alibasha-Brava dhe me këtë start, sigurojmë shqiptarët se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh.’- tha Berisha.

 

Farksion.com