Aksidenti te mbikalimi i Saukut: I riu ishte ndëshkuar 5 herë nga policia rrugore në 1 vit patentë
Klevis Ruçaj, 20 vjeçari që shkaktoi aksidentin tek rrethrrotullimi i TEG, ku humbën jetën 2 vajza si dhe vet i riu pak orë pas ngjarjes, ishte pajisur me lejen e qarkullimit para 1 viti.
Nga burime për media mësohet se 20 vjeçari ishte ndëshkuar 5 herë brenda pak muajsh nga policia rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Ndaj tij janë marrë masa për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator, nuk zbatoi sinjalistikën më 7 tetor 2022, është gjobitur për shpejtësi më 15 nëntor 2022, kapur me celular në drejtimin e mjetit më 9 dhjetor 2022, pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën më 27 janar 2022.
Fraksion.com