AktualitetRajoniTë fundit

“Më vjen turp që jam gjallë!”: Studentja bën deklaratën befasuese, rrëfen se si i shpëtoi tragjedisë në Larisa

Vasiliki, studente e Fizioterapisë rezulton mes personave që i shpëtuan mrekullisht përplasjes së trenave në Larisa. 19-vjeçarja ka rrëfyer për mediat se si arriti të shpëtonte bashkë me të dashurin e saj, ndërsa bën deklaratën e fortë. Ajo ka kërkuar falje që ishte gjallë.

“Më vjen turp që jam gjallë. Më vjen keq që mbijetova”, tha ajo.

Vasiliki ndodhej në vagonin e dytë, ndërsa mes saj kishte dhe të rinj të tjerë dhe fëmijë, ndërsa arriti që të dilte bashke më të dashuri e saj përmes një vrime në tokë që ishte krijuar pas përplasjes.
“Po ngjiteshim nga Teba në Selanik. Ishim në restorantin e trenit kur pati një shpërthim dhe një zhurmë. Po shikoja drejt Athinës. Një vagon tjetër ra mbi ne, dolëm nga një vrimë në tokë”, tha e reja teksa përshkruante ngjarjen.

“Çfarë mund të them për fëmijët që ishin brenda! Më vjen turp dhe kërkoj falje që mbijetova”, tha ajo për ANT1.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com