Kryesia e PS-së, Rama: Regjistrimi i kandidatëve në fund të muajit
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama drejtoi paraditen e sotme mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste ku u diskutuan përgatitjet për zgjedhjet e 14 majit.
Pas mbledhjes, Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me zgjedhjet e 14 majit dhe përgatitje e Partisë Socialiste për zgjedhjet.
Rama tha se në mbledhje u diskutuan hapat e fundit për përgatitjet për zgjedhjet.
“Në fund të muajit bëhet dhe regjistrimi i kandidatëve, i listave për këshilltarët dhe nga ana tjetër përtej këtij aspekti është dhe aspekti programatik i fushatës, specifikat e zonave të ndryshme si dhe përmbajtja thelbësore në rrafshin kombëtar në një moment ku përtej të gjitha vështirësive që kemi hasur dhe përtej kontekstit aspak të zakonshëm të përgjithshëm të ekonomisë si rezultat i luftës, si rezultat i shtrëngimeve në mbarë Evropën”, tha Rama.
Fraksion.com