AktualitetPolitikëTë fundit

“Është e sigurt që do bëhemi qesharak”, negociatori i Alibeajt tregon prapaskenat: Asnjë nga ne s’do një 6 Mars të dytë

Deputeti Flamur Hoxha, një prej emrave ligjvënësve të caktuar si pjesë e grupi prej 3 deputetësh të cilët janë mandatuar për të biseduar me grupin e Rithemelimit për çështjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kandidat të Partisë Demokratike, ka treguar ‘prapaskenat’ se si po shkon procesi. I ftuar në rubrikën “Opinion”, Hoxha tha se duke komunikuar me figura të tjera të PD-së, se askush nuk do që të përsëritet më skenari i zgjedhjeve të 6 Marsit.

Ai tha se ka shumë opsione për t’u gjetur rruga për të shkuar bashkë në zgjedhje dhe me kandidatë të përbashkët, duke u bërë të hapur për diskutime.

Duke u ndalur te vendimi i KQZ sot, e cila pasi njohu si kryetar të PD-së, Bashën, Hoxha tha se demokratët do të plotësojnë dokumentacionin që mungon dhe më pas të regjistrohen në zgjedhje. Mes të tjerash deputeti tha se ngërçi në PD lindi pas dorëheqjes së Bashës.

“Është procedurë që nuk ka shumë rëndësi (Ajo e KQZ), pasi PD do shkojë në zgjedhje. Në dy ditët në vijim do krijohet mundësia që të krijohen kushtet për t’u regjistruar. Këto gjera duhet të kapërcehen. Gjithçka që është bërë, është bërë live. Nuk ka koment zyrtar për dorëheqjen e Bashës. Besoj dhe jam i bindur se zgjedhjet do zhvillohen. Asnjëherë personalisht nuk kemi pritur dhe menduar se do behej feste për të duartrokitur më datë 3 mars. Në rastet e asaj që unë përfaqësoj, mandatimi nuk është diçka e caktuar që i takon vetëm një grupi. Jemi të gjithë të mandatar, di vetëm si përfaqësuar politik por edhe si demokrate. Duhet të jemi bashkë, pasi mendoj se jemi një parti. Nëse mendojmë se ka dy grupime, atëherë e kemi shkatërruar PD. Personalisht jam te PD dhe nuk i shoh vendimet gjyqësore si pjesë të shkëputjes apo të mos marrjes pjesë. Demokratët që na përfaqësojnë, janë pjesë e shëndosh e partisë.

Negociatat apo dëshira dhe detyrimi mes deputetëve ka qenë i kahershëm. Nisi që në takimin e parë, në propozimin për të pasur një platformë bashkëpunimi, që duhej të merrej seriozisht nga të dyja palët. Nëse ngacmojmë plagën, se zhvillojmë dot misionin. Nëse asnjë ditë mos të jem në politikë, s’do rri më si në 25 prill. Që të hesht e mos të transmetojë këtë te ju, kjo s’do të ndodh. Ne jemi të bashkuar, me Luçianon, e Alizotin. Askush, asnjë nga ne nuk do që të përsërisë një 6 mars të dytë. Ne është e sigurt që do bëhemi qesharak. Në këto 3-4 ditë kam takuar shumë kolegë, shqetësimi është i madh dhe në çdo orë rritet tensioni.

Kam propozuar një tryezë mediatikisht të hapur, siç jemi tani këtu. Duhet të jemi konkret. Zgjidhja e kandidatëve, ai që është problemi sot, nëse ulemi bashkë dhe themi; si i zgjidhim këshilltarët dhe ta kalojmë këtë ngërç. Ngërçi juridik është dorëheqja e Bashës. Gjykata duhet të kishte bërë këtë veprim që të merrte letrën e dorëheqjes. Kuadrati i kryetarit nuk mund të rrijë bosh. Po cilët janë kandidatët potencional? Ata të Primareve kanë bërë një proces. A ka mundësi që në këtë 61 kandidatët mund të jenë fitues? Duke i klikuar një nga një, mund të shohim se disa prej tyre nuk duhet të jenë. Kështu arrihet te emrat e kandidatëve.”, tha ai.

 

Fraksion.com

 

Fraksion.com