Deklarata e Arben Ahmetajt, Rama: Nëse unë do bëja gjykatësin gjërat do ishin shumë më keq
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për komentin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që i kërkoi publikisht të bënte kryeministrin dhe jo gjykatësin.
“Nëse do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin”, tha Rama.
Kujtojmë se në intervistën për mediat që dha më 23 shkurt Ahmetaj duke komentuar deklaratën e Ramës për të, se nëse “akuzat janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot”, Ahmetaj tha se kryeministri bëri rolin e gjykatësit. Ai u shpreh se “nuk ka nevojë për ndihmë”, teksa Ramës i sugjeroi të bëjë detyrën e Kryeministrit.
Fraksion.com