Bardhi pas vendimit të Celibashit: S’do ketë asnjë plotësim dokumentesh
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar vendimin e Ilirjan Celibashit për plotësim dokumentesh nga ana e PD, pasi sipas tij janë të gjitha të dorëzuara.
Në një reagim në Twitter, Bardhi konfirmon se dokumentacionin është i plotë dhe se nuk do të çojnë asnjë shtesë, pavarësisht kërkesës së KQZ.
MESAZHI
🇦🇱✌️PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!
Kujtojmë se Celibashi tha s sot se nuk do ta regjistrojë Partinë Demokratike nëse nuk ka plotësim dokumentesh. Pra, edhe Partia Demokratike e Lulzim Bashës rrezikon mos regjistrimin.
Fraksion.com