Uncategorized

“Jo njerëz jo”, edhe Niko Komani i shtohet Klea Hutës, reagojnë ashpër ndaj produksionit të ‘BBV’

Kiara, e cila u zgjodh lidere, pati një avantazh për të marrë informacion nga jashtë. Asaj iu tregua një klip që përmblidhte tituj portalesh, ku në një pjesë të konsiderueshme të tyre shkruhej se miqtë e saj dhe të Luizit ishin kundër lidhjes së tyre.

Dy miqtë e Kiarës, Stilisti Niko Komani dhe Klea Huta nuk e kanë pritur mirë këtë video dhe kanë reaguar ashpër në rrjetet e tyre sociale.

“Jo njerëz jo, kanë zgjedhur artikujt e portaleve që u kanë interesuar. Unë dhe Xheni Karamani, Liesa Haxhiasllani jemi shokët e vërtetë të Kiarës. Kush dreqin janë këta shokë? Ca individë që ftohen lart e poshtë për ca klikime? Cilët shokë janë këto të Kiarës o njerëz? Pse askush nuk nxjerr artikujt pozitivë? Pse jo intervistat e mia? Apo s’jam shoku i ngushtë? Apo s’jam shoku i ngushtë për klikime?” – ka shkruar Niko Komani

Ndërsa Klea Huta e ka cilësuar këtë video si shfrytëzuese dhe të papritur:

“Kjo përmbledhje e shkurtër dhe cinike që për ty Kiara Tito duhet të ishte avantazh, por të erdhi si rrufe në qiell të hapur. Ku janë titujt pozitivë dhe mbështetës dhe suportues që kanë bërë për ty të gjithë? Pashë veten në atë përmbledhje dhe të gjithë e dini që nuk ka lidhje fare me përmbledhjen negative që t’u transmetua. Dhe pastaj të bëjnë moral se duhet të vazhdosh përpara. Por asgjë nuk bënë veçse ushqyen cyber bullying ndaj teje. A sa bukur a!”

 

Fraksion.com