Ekzistojnë 7 tipare të vajzave që i tërheqin më shumë meshkujt dhe nuk janë aspak ato që mendoni
Ndonjëherë të metat tona na bëjnë më tërheqëse, më të adhurueshme dhe madje më joshëse për meshkujt.
Disa studime psikologjike kanë vërtetuar që: të jesh tërheqës nuk do të thotë gjithmonë të jesh i përsosur.
1. Djersa
Kur ju djersiteni, është disi e sikletshme. Njerëzit mund të krijojnë më shumë se 1 trilion lloje aromash. Dhe ndërsa djersa mund të mos jetë e këndshme, ajo në fakt thotë shumë për ndjenjat tona. Shkencëtarët pohojnë se “aroma e lumturisë” është shumë ngjitëse dhe teksa e nuhasim mund të ndjejmë edhe emocione pozitive.
2. E qeshura ‘infektive’
Psikologët thonë se nëse takojmë dikë që na bën të qeshim, një marrëdhënie romantike me këtë person mund të ketë një rezultat pozitiv. Jeta do jetë e mbushur me të qeshura dhe emocione pozitive pothuajse gjatë gjithë kohës.
3. Syzet
Tani nuk keni pse të mbani syzet vetëm për të lexuar. Hulumtimet kanë treguar se meshkujt i shohin femrat me syze si më tërheqëse dhe seksi.
4. Vijat e lehta nga nxirrja në plazh
Zonat e lehta në trupin tuaj të nxirë të japin idenë e ekspozimit. Ato tërheqin vëmendjen e meshkujve dhe i bëjnë ata të duan të prekin këto pjesë të buta të lëkurës tuaj.
5. Flokë të çrregullt
Flokët e çrregullt, ondet natyrale ose topuz i çrregullt janë ato lloje modelesh flokësh që meshkujt nuk kanë frikë t’i prishin kur përqafojnë femrat. Plus, ato duken më natyrale sesa një model flokësh i ndërlikuar me shumë llak.
6. Pa make-up
Shkencëtarët kanë llogaritur se 40% e njerëzve i konsiderojnë femrat pa grim si më tërheqëse.
7. Barku
Pak yndyrë në bark shton pikë shtesë në atraktivitetin tuaj. Shkencëtarët thonë se gjëja më e rëndësishme është t’i kushtoni vëmendje përmasave të trupit.
Në fakt hulumtimet tregojnë se burrat që shikonin fotot e grave me një lloj trupi si orë rëre ndjenin më shumë impulse në zonat e trurit përgjegjëse për kënaqësinë.