Life StyleTë fundit

Luizi komenton avantazhin e Kiarës

Gjatë një bisede me Kristin, Keisin dhe Kiarën, Luizi komentoi avantazhin e kësaj të fundit që e përfitoi nga Vëllai i Madh për shkak se ishte lidere e javës.

Ai tha se Efi, Kejvina dhe Klea të cilat reaguan keq ndaj sjelljes së Kiarës në shtëpi, harrojnë që ai do të dalë nga shtëpia e Big Brother dhe do bëjë një koment për to.

Duke folur me të qeshur, Luizi tha se kur ta pyesin atë për tre vajzat, ai do japë komentin e tij, duke përfshirë edhe ironinë.

Ai madje, u ndal edhe te lajmi që qarkulloi në rrjetet sociale, ku aludohej se Kiara ka qenë e lidhur me një djalë.

Luizi u shpreh se Kiara nuk është e bukur vetëm për sytë e tij dhe se nuk pretendon që asaj mos t’ia hedhi sytë askush, por shtoi se e ka ai në krah.

Ai shtoi se kjo është arsyeja pse i urren rrjetet sociale, pasi sipas tij, të japin hapësirë të flasësh çfarë do lloj gjëje për këdo. Luizi tha se për aq kohë sa ai e ka në krah Kiarën, zgjohet e fle me të, njerëzit të vazhdojnë të flasin.

Duke folur me Kristin, Luizi u shpreh se atij nuk i intereson se çfarë ka bërë Kiara deri më datë 24 dhjetor, por se çfarë bën tani dhe do bëjë në vazhdim, pasi sipas tij, ajo nuk është e “kulluar” dhe si gjithë të tjerët, ka jetën e saj.

Fraksion.com