Life StyleTë fundit

Përloten Dea dhe Olta, ç’ndodhi sot me vajzat e “Big Brother VIP Albania”?

Nuk është ende 8 Mars e vajzat brenda “Big Brother VIP” janë prekur nga fakti që ndodhen larg nënave të tyre. Olta Gixhari, aktorja e cila ndodhet në lojë që në nisje të saj, është përlotur teksa ishte duke shkruar një letër për nënën.

E ulur në shtrat, Olta preket kur shkruan fjalë zemre për nënën e saj, së cilës i ka lënë për t’u kujdesur djalin 2-vjeçar, Amar.

Banorja tjetër e cila nuk i mbajti dot lotët ishte Dea.

“Më ka marrë malli, kam 2 muaj e ca pa e parë. Mirë ndihem, por 2 muaj e ca pa e parë e pa e dëgjuar”-i thotë Dea, Shpatit.

E pyetur nga Shpati se si do ndihet nëse e shikon sonte, Dea tha:

“Do isha shumë e lumtur”

Kujtojmë se Dea takoi pak javë më parë të atin, i cili i dha forcë e kurajo për të vazhduar lojën.