Life StyleTë fundit

Dy risi! “Big Brother VIP” ndryshon sot taktikë, ja ç’do bëhet me Oltën, Armaldon dhe Kristin

“Big Brother VIP Albania” ka nisur mbrëmjen e sotme me risi. Në nisje të Prime-it, Arbana Osmani zbuloi se procesi i eliminimit do të jetë ndryshe nga herët e kaluara.

Sot, Olta, Armaldo dhe Kristi, të cilët janë të nominuar do të jenë në skenën e madhe të “Big Brother”, përballë publikut dhe opinionistëve për të mësuar se kush do të largohet. Kjo risi nuk është parë në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera. E po ashtu, moderatorja zbuloi se banorët do kenë shansin ta shohin për herë të parë në ekran.

Mbetet të shohim sesi do të shkojë eliminimi e se kush do largohet sonte nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.

 

Fraksion.com