Zbardhen diskutimet nga mbledhja e Kryesisë së Alibeajt, propozimi i Bardhit: Opozita duhet të dalë me kandidatë të përbashkët për 14 majin
Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së Kryesisë së Alibeajt. Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij kërkoi që të gjendet një zgjidhje, që opozita duhet të dalë me kandidatë unik.
“Të gjendet zgjidhje, opozita duhet të dalë me kandidatë unik. Secili prej nesh ka bërë betejë për ta bërë partinë Demokratike fituese, alternativë qeverisëse. Gjatë kësaj kohe ka nevojë vetëm për maturi. Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet. Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 Majit. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët.”, tha ai.
Fraksion.com