Trump: Unë e mbyll brenda një dite luftën në Ukrainë
Duhet të zgjidhem përsëri president në 2024-tën për të shmangur luftën e tretë botërore; ish kreu i shtetit amerikan Donald Trump pati një mesazh më të drejtpërdrejt elektoral në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator (CPAC), ku mbajti një fjalim maratonë prej 1 orë e 45 minuta, në të cilin tha se ai mund ta mbyllte luftën e Ukrainës për një ditë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të reshtin së shpenzuari miliarda dollarë për mbrojtjen e Ukrainës. Nëse do të zgjidhesha president, unë do t`i jepja fund këtij konflikti në një ditë. Aleatët e NATO-s duhet të paguajnë më shumë për koston e luftës”, tha Trump.
Nëse nuk veprohet shpejt, do të përballemi me Luftës e tretë botërore. Unë jam i vetmi kandidat që mund t`jua bëj këtë premtim: Unë do ta parandaloj atë luftë, ishte deklarata e tij.
Trump e shmangu këtë radhë përsëritjen e pretendimeve të tij të mëparshme se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “vjedhur”.
Në sallën e mbushur plot në qendrën e konferencave në Maryland, pak jashtë Uashingtonit, ai pati një pritje entuziaste dhe u ndërpre me thirrjet “Edhe katër vjet te tjera”.
CPAC ka qenë tradicionalisht një event ku kanë mbajtur fjalime të gjitha figurat e larta republikane, përfshirë të nominuarit e mundshëm presidencialë.
Fraksion.com