Qetsori bën Oltën për të qarë
Olta është prekur dhe ka qarë gjatë një bisede me Qetsorin, pasi iu kujtua i biri, Amari. Qetsori u tha banorëve që të flasin për fëmijët e tyre, të ndajnë me banorët edhe jetën jashtë shtëpisë së Big Brother Vip, të tregojnë si është të jesh prind. Sipas Qetsorit, nëse nuk flasin për jetën jashtë, familjarët e tyre ata do të kthehen në njerëz të ftohte.
Qetsori: Ju po rrezikoheni të ftoheni!
Olta: Si mund të ftohet zemra e një nëne? (Ikën duke qarë)
Qetsori: Po nuk e fole, ajo ftohet. Ju keni ardhur me njerëzit e shtëpisë në Big Brother, flisni për ta!
U tha Qetsori, ndërsa Armaldo dhe Olta thanë që nëse flasin për të dashurit e tyre do t’ua marrin për viktimizim
Fraksion.com