Nuk e do lidhjen e tij me Keisin, por Sabiani ndihmon Kristin për t’i shpëtuar nominimit
Këngëtari Sabian Medini u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” të shtunën që lamë pas, për të qenë afër vajzës së tij Keisit, e cila po nis një romancë me Krist Aliajn.
Sabiani e ka thënë në të gjitha mënyrat se është kundër kësaj romance, megjithatë, ai dëshiron që ta mbajë ende Kristin në “Big Brother Vip.” Në një bisedë të bërë së fundmi me vajzën e tij dhe Kristin, Sabiani u shpreh se Kristi nuk duhet të dalë dhe pas të martës duhet të flasin, duke e lënë publikun në pritje se çfarë do të ndodhë e do të diskutohet mes tyre.
Kjo lëvizje e Sabianit vjen pas deklaratave të bëra më herët nga ai në shtëpi, ku ka shprehur se nuk ka hyrë në shtëpi për të penalizuar Kristin dhe lojën e tij, kështu me sa duket ai ka zgjedhur këtë mënyrë për ta ndihmuar Kristin t’i shpëtojë nominimit përballë Oltës dhe Armaldos.
Duke e shtyrë diskutimin e tij me Keisin dhe Kristin pas të martës, Sabiani lë publikun në pritje për të parë se çfarë do të ndodhë, duke mbajtur ende edhe Kristin në lojë.
“Kristi nuk duhet të dalë, pas të martës do të flasim bashkë të gjithë. Nuk do dalësh, do rrish këtu, po dole ti, dal unë i pari. Do ulemi, do flasim, dua t’u shoh, ta dinë edhe njerëzit”- u shpreh Sabiani.
Nga ana tjetër, Keisi është e vendosur të vazhdojë lidhjen e saj me Kristin. Edhe pse Kristi e Keisi kanë siklet nga prezenca e Sabit, nuk ngurojnë që qëndrojnë bashkë e të thonë deklarata të papritura. Ashtu erdhi ajo e Keisit ditën e djeshme, e cila deklaroi se nëse Kristi eliminohet nga ‘BBV’ do largohet edhe ajo. Luizi i tha se kjo nuk ndodh pasi nëse largohet edhe Keisi, ikën dhe Sabiani.
Biseda:
Kristi: Po sikur të dal unë?
Keisi: Po dole, dal dhe unë.
Kristi: Nuk ke nevojë të dalësh. Nuk dua unë të dalësh.
Keisi: Po do dal se çfarë do bëj.
Kristi: Aman sa të mirë të kam.
Keisi: O Lui nuk e beson. I thashë po doli do dal dhe unë, se çfarë do bëj?
Luizi: Nuk e bën, se po dole merr dhe Sabi pas.
Keisi: Pse mendon se nuk vjen ai?
Luizi: Kjo që the, e vendos më shumë Kristin në shtëpi.
Fraksion.com