Keisi: Nëse del Kristi do dal dhe unë
Frika se Kristi mund të dalë të martën nga shtëpia, ka shtyrë Keisin të mendojë që edhe ajo do lërë shtëpinë nëse publiku vendos për largimin e tij.
Luizi i tha Keisit se nuk ka pse e bën një gjë të tillë, duke marrë parasysh edhe faktin që nëse ajo e merr një vendim të tillë, automatikisht largohen tre banorë, ajo, Kristi dhe Sabiani.
Ai shtoi se edhe nëse Kristi del, do e ketë jashtë atë dhe nuk ka për të ikur në ndonjë vend. Keisi tha se nuk e ka problemin aty, thjesht mendon të dalë bashkë me të.
Kristi nga ana tjetër, u shpreh se Keisi mund të bëjë çfarë të dojë dhe nëse ajo mendon të dalë, le të dalë.
Fraksion.com