Horoskopi ditor e diel 5 mars 1023
Ky është horoskopi ditor për ditën e sotme e diel 5 mars 2023. Parashikimi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Hëna do ju bëjë shumë më të vendosur sot. Do jeni edhe më të motivuar dhe nuk do ndaleni përpara sfidave që do ju dalin. Ju që jeni në një lidhje do i shtoni dozat e fantazisë dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë që ambienti të jetë përherë i ngrohtë. Idetë origjinale dhe ngrohtësia që do ofroni do e bindin edhe më shumë partnerin se ka bërë mirë që ju ka zgjedhur. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat me shumë qetësi, por nga ana tjetër nuk duhet të keni frikë të hidhni hapa. Në punë do ndiheni shpesh si të bllokuar, por nuk do dorëzoheni. Mesazhet që do iu japin kolegët duhet t’i dëgjoni me kujdes. Shpenzimet kryejini të mirëmenduara që të mos keni probleme më pas.
Demi
Gjërat nuk do ju ecin shumë mirë gjatë kësaj dite dhe në disa momente mund të gjendeni në situata vërtet të vështira. Komunikimi do lërë për të dëshiruar. Për ju që keni një lidhje dita do jetë shumë e paqëndrueshme për të gjithë ju që jeni në një lidhje. Shpesh do keni mendime tërësisht ndryshe nga partneri dhe nuk do pranoni për asgjë çast të hapni rrugë. Ju beqarët duhet të njiheni mirë me disa persona para se të hidhni hapa sepse në të kundërt mund të lëndoheni. Në punë mos u mundoni gjithë kohës si të ndihmoni kolegët t’ia dalin mbanë sepse keni për të mbetur mbrapa vetë. Shpenzimet bëjini të mirëmenduara dhe nuk keni për të pasur tronditje financiare.
Binjakët
Arsyetimi nuk do jetë pika juaj e fortë sot. Hëna dhe Plutoni shpesh do ju bëjnë të palogjikshëm. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni më të përgjegjshëm dhe t’i kërkoni falje atij që keni në krah për gabimet që keni bërë. Marrëdhënia mes jush do ketë më shumë përmirësime edhe nga sa vetë keni menduar. Ju beqarët do kenë takime vendimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Në punë stresi do ju pushtojë gjithë kohës dhe nuk do e keni shumë të lehtë të përmbushni objektivat që iu janë dhënë. Sido që të jenë financat tuaja sot është mirë të mos rrezikoni duke shpenzuar pafund.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të mirë dhe do dini ta kontrolloni veten në çdo moment. Për ju që keni një lidhje dita do jetë mjaft e favorshme për të rregulluar njëherë e mirë problemet që keni pasur në çift. Për shumë gjera do reflektoni me më shumë kujdes dhe do kuptoni gabimet e mëdha. Ju beqaret do jeni pafund impulsive dhe ka rrezik që pjesa më e madhe të gabojë në zgjedhjen e partnerit. Në punë nuk do keni aspak dëshirë të merreni me projektet që keni nisur dhe do dëshironi të pushoni shpesh. Kritikat mund t’iu bëjnë edhe pak agresivë. Buxheti do dobësohet goxha për shkak të shpenzimeve të pamenduara që do kryeni.
Luani
Qielli sot do jetë gri dhe rrezet e diellit do e kenë të vështirë të depërtojnë. Probleme serioze nuk priten, por as ndonjë emocion i madh. Ju të dashuruarit do keni një ditë ndryshe nga sa e prisnit. Partneri do ju mbushë me dhurata. Dashuria e tij për ju e kalon çdo kufi kështu që edhe ju duhet të silleni mirë dhe t’i përkushtoheni më tepër. Nëse jeni beqarë do bëni çdo gjë që të jetë e mundur me qellim që ta bëni për vete atë që pëlqeni. Në punë do filloni të testoni disa ide që keni në kokë dhe rezultatet që do arrini do ju bëjnë të ndiheni më krenarë për veten. Në planin financiar nuk keni për të pasur aspak tronditje sepse gjithmonë do reflektoni para se të hidhni hapa.
Virgjëresha
Dielli do favorizojë reflektimin dhe maturinë gjatë kësaj dite. Do rifitoni edhe besimin në vetvete. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë pozitive. Nuk do konfliktoheni më për asgjë me atë që keni në krah, përkundrazi do mundoheni si ta bëni sa më të bukur çdo moment. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni të gjithë personave që do iu joshin sepse disa nuk janë aspak të vërtetë. Në planin profesional do bëni më të mirën për të arritur atë që dëshironi. Vërtet do bëni shumë kolegë xheloze dhe do keni konkurrentë të fortë, por do ja dilni me sukses. Reflektim dhe durimi do jenë pikat tuaja të forta. Financat do jenë tej mase të stabilizuara. Shfrytëzoni rastin për të shlyer disa borxhe të vjetra.
Peshorja
Dita e sotme nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe gjithë kohës do ju mungojë besimi tek vetja. Për ju të dashuruarit mëngjesi do fillojë me vrull e me debate të zjarrta. Të dy palët do jeni kokëfortë dhe për asgjë në botë nuk do hapni rrugë. Ju beqarët duhet t’iu besoni pak më shumë miqve që do iu prezantojnë me disa persona sepse ata ju duan vetëm të mirën. Në punë do jetë Jupiteri që do ju mbështesë fort dhe do ju ndriçojë mendimet. Ka mundësi që ju të arrini edhe më lart nga sa e kishit menduar. Mund t’iu bëhet edhe një propozim intrigues që nuk duhet humbur. Në planin financiar, po u treguat vigjilentë dhe po përfituat nga mbështetja e yjeve gjendja do ju përmirësohet tej mase.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në lëvizje dhe do bëni të pamundurën për ta bërë çdo gjë të ecë sa më mirë. Në fakt kjo mënyrë jetese edhe mund t’iu lodhë. Për ju që jeni në një lidhje kjo do jetë një ditë e mbushur me momente të lumtura. Marrëdhënia në çift do intensifikohet akoma më tepër dhe shpesh do ndiheni si mbi re. Nëse jeni beqarë duhet të bëni pak më shumë përpjekje për ta gjetur dashurinë. Në punë do vlerësoheni mjaft për çdo gjë që keni bërë. Edhe disa kolegë konkurrentë do i respektojnë zgjedhjet që keni bërë. Në planin financiar do keni shumë fat. Edhe nëse vendosin lotari do fitoni shuma të konsiderueshme e do ndiheni më mirë.
Shigjetari
Urani do bëjë të pamundurën t’u mbrojë nga problemet gjatë kësaj dite, por edhe ju duhet të bëni pjesën tuaj. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos tregoheni për asnjë moment agresivë me partnerin tuaj sot sepse do keni probleme të mëdha me njeri-tjetrin. Qetësia do jetë e çmuar. Ju beqarët nuk do e keni mendjen për të krijuar një lidhje serioze, por një person që do takoni rastësisht do iu bëjë të ndryshoni mendim. Në punë do rrethoheni nga miq të mirë që do ju ndihmojnë t’i kaloni sfidat dhe të arrini më të mirën. Problemet financiare do zgjidhen më shpejt nga sa kishit menduar kështu që do mund të merrni frymë lirisht.
Bricjapi
Sot priten të merren vendime shumë të rëndësishme. Reflektoni me shumë kujdes sepse këto vendime do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më të hapur dhe bashkëpunues me partnerin. Po të shtoni edhe më tepër dozat e humorit çdo gjë ka për të ecur edhe më mirë. Ju beqarët nuk do i dëgjoni këshillat e miqve dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Në punë, Jupiteri do ju bëjë më ambiciozë, megjithatë për të ndërmarrë hapa gjigande më mirë të prisni edhe pak kohë. Propozimet që do ju bëhen duhet t’i mendoni me kujdes. Gjendja e financave ka për të qenë goxha e mirë.
Ujori
Ka mundësi që gjatë kësaj dite të filloni të bëni shumë gjëra njëherësh, por pa përfunduar si duhet asnjërën. Nëse jeni në një lidhje kjo e sotmja nuk ka për të qenë një ditë shumë e qetë. Herë pas here situata mund të dalë edhe jashtë kontrollit dhe vështirë se do gjeni qetësi. Ju beqarët do jenë tej mase joshës dhe do arrini ta bëni për vete cilindo që do pëlqejnë. Punën askush nuk do ua shajë sepse dini gjithmonë si të veproni për të bërë më të mirën. Gjithsesi mundohuni të jeni realistë dhe mos ju besoni shumë premtimeve të disa kolegëve. Në planin financiar keni për të qenë me fat dhe kjo do ju ndihmojë ta kaloni situatën e vështirë në të cilën kishit rënë.
Peshqit
Jo çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit menduar gjatë kësaj dite. Në fakt po ta mendosh mirë perfeksioni nuk mund të ekzistojë në këtë botë. Ju që keni një lidhje do kaloni një dite të mbushur me emocione të forta, por ato do jenë si pozitive ashtu edhe negative. Ju beqarët do jene specialistë të joshjes dhe flirtimit kështu që do bëni për vete persona të shumtë. Për ju do fillojë një tjetër jetë. Në punë do ndiheni shpesh të bllokuar dhe pavarësisht se do doni të hidhni hapa para nuk do mundeni dot. Për financat këshillohuni sa më parë me specialistët sepse vete nuk do mund ta mbani dot situatën nën kontroll.
Fraksion.com