Life StyleTë fundit

Asnjëri me njërin! Ja kush e fiton “BBV” sipas Oltës, Maestros dhe Kristit

Banorët e nominuar, Olta Gixhari, Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj janë vendosur përballë banorëve të tjerë në një konferencë për shtyp. Një nga pyetjet që ngjalli interes ishte ajo që iu drejtoi Qetsori: Cilin banor e shihni si fitues të “BBV”?

“Dëshira ime është që të fitojë një femër. Unë dëshirë kam që të fitojë Olta, sepse Olta ka dhënë dhe jam i bindur që edhe po të vazhdojë të qëndrojë, do vazhdojë që të jape,”-u shpreh Maestro.

“Do mendoj komplet me logjikë, kush ka riskuar më shumë, kush ka dhënë më shumë energji, kush ka dhënë më shumë emocione, kush ka sakrifikuar veten… Jam mes Oltës dhe Luizit,-ishte përgjigjja e Kristit.

Ndërsa Olta si gjithmonë habiti me përgjigjen e saj: “Unë do të doja që ta fitonte Kiara. E shoh shumë favorite për ta fituar. Unë e shoh si njeri që mund ta fitojë.”

Ta marrim si dëshirë reale të Oltës këtë, vështirë! Vetë ajo është kujdesur në çdo moment të tregojë se nuk e konsideron fare si banore brenda shtëpisë moderatoren dhe jo më favorite për të fituar “BBV2”.

“A mund të ma shpjegosh si do të vish deri në finale. Çdo në finale ti moj gocë. Si do të vijë kjo deri në finale? Çfarë ka bërë? Ka stabilizuar Luizin, kaq. E di sa inat më vjen po të vish ti në finale. Unë edhe po e fitova, s’më del e keqja. Do të them ç’deshe në finale ti moj gocë,”-është shprehur pak ditë më parë Olta në lidhje me Kiarën./iconstyle.al

 

Fraksion.com