“S’ka rëndësi kush ka vulën”, Dashnor Sula: PD të garojë me kandidatë të përbashkët
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në një lidhje skype në emisionin “kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka deklaruar se vendimi i djeshëm i Apelit në lidhje me vulën e PD, ishte një vendim i vonuar.
Ai ka sqaruar edhe propozimin e bërë prej tij dhe një grupi deputetësh në lidhje me mënyrën e bashkimit të PD.
Deputeti Sula ka deklaruar se një bashkim i tillë bëhet me kandidatët e përbashkët më 14 maj dhe më pas me zgjedhje të brendshme që duhet të organizohen brenda PD për zgjedhjen e strukturave të brendshëm, përfshirë edhe kryetarin e partisë.
“Vendimi i djeshëm është një vendim i vonuar, duhej të ishte marrë më parë. Bashkë me kolegët kemi kërkuar disa herë që kjo problematike të shqyrtohej por nuk u bë e mundur.
Nuk është çështje që i përket vetëm PD apo demokratëve por shoqërisë. Kam bërë thirrje për pasjen e një axhende të përbashkët sepse ndryshe fiton vetëm Rama.
Bashkë me disa kolegë, kemi apeluar për bashkim dhe kemi paraqitur edhe platformë, kjo nuk u realizua. Pas një viti kjo situatë vijon.
Jam i qartë në qëndrimin tij dhe nuk kam asnjë axhendë politike individuale.
Axhenda e përbashkët, të dy palët të kuptojë që kjo arrihet pa kokëfortësi e dhunë ndryshe koha që kemi para do të jetë fatale.
Nuk e prisja që do kishe një pritshmëri kaq të madhe e pozitive ky propozim. Platforma për bashkim, është i qartë, nuk fiton asnjë palë. Logjika është e thjeshtë, nëse në 14 maj do shkojmë të ndarë, nga kjo fiton Rama. Nëse do i thërrasim arsyes, do gjejmë modalitet. Unë kam propozuar këtë rrugë, kandidatët e Primareve duhet të kandidojnë me logon e PD dhe me disa korrigjime kur është nevoja. Nuk ka rëndësi kush firmos apo kush ka firmën. Pra kandidatë të përbashkët.
Pas 14 majit, PD brenda 3 muajve nga zgjedhjet duhet të hyjë në proces zgjedhor të brendshme, anëtarët dhe kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve dhe zgjedhje për kryetarin e PD”, tha Sula.
Fraksion.com