Ilir Meta reagon pas vendimit të gjykatës: Më 14 maj opozita më e organizuar se kurrë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës, që i dha të drejtën e vulës Enkelejd Alibeajt. Meta shkruan në një postim në Facebook se pavarësisht këtij akti, Rama do ta ketë opozitën fitimtare më 14 Maj.
“Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij.
Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet”, shkruan Meta.
Fraksion.com