AktualitetPolitikëTë fundit

“Të fala Lulit”, Spiropali: Akuzat e Ilir dhe Saliut marrëzira. Janë në të njëjtën varkë, njëherë lundrojnë njëherë parkojnë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien e Parlamentit ka ironizuar ish kryeministrin Berisha dhe ish kreun e shtetit, ilir Meta por edhe opozitën e përçarë për retorikën e tyre për akuzat ndaj Edi Ramës.

Saliu dhe Iliri janë në të njëjtën varkë, lundrojnë në rrugët e Tiranës. Njëherë lundrojnë njëherë parkojnë, pastaj kërcënojnë se do bëjnë çd gjë në çdo cep të Shqipërisë. Si shpresë për t;u kthyer ata vetë, në kërkim të një kalendari… kët erë duan të bëjnë sikur besojnë se u ka rënë lotaria amerikane. Jo shkaku, por justifikimi, jo thelbi por arsyeja që i kanë larë duart me Shqipetarët. Se nuk i votojnë, tani mbështetet në argumentin që kanë korruptuar Amerikën. Ata shohin të njëjtin portret që i kanë pikturuar shqiptarëve. Vetëm një fantazi e shfrenuar, lidh lapsat me ngjyrat në Rsamnës, japrakët e foltores me milionat e korruptuarve. Vetëm dëshpërimi i tyre sjell fantazinë se do bëhen të dobishëm aty ku i kanë mbyllur derën si të korruptuar dhe minues të demokracisë. Të gënjesh dynjanë është mëkat por të gënjesh veten është marrëzi.

Ka dy dosje hetimore që kanë shkuar në Gjykatë dhe në asnjërën prej tyre nuk ka asnjë akuzë që flitet për kryeministrin. Këto dosje janë çështje të Amerikës dhe s’ka mbetur t’ja qani hallin ju. Janë takime konfidenciale. Ndërkohë që kryeministri në emër të Shqipërisë është aktor në marrëdhënie ndërkombëtare është non grata në dy anët e atlantikut e me gjasë edhe në ndonjë vend tjetër.”- thotë Spiropali.

Berisha lë sallën

Spiropali: Të fala Lulit Sali, kujdes rublat.

 

Fraksion.com