Rama la karrigen dhe u ul tek grupi parlamentar, Berisha: Të ka hyrë lepuri në bark! Sill një barrelë se të ka rënë fuqia te këmbët!
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend tha se kryeministri Edi Rama është i frikësuar, për çështjen McGonigal.
Berisha thotë se kryeministrit Edi Rama i ka hyrë lepuri në bark ndaj ka liruar karrigen e kryeministrit se ia ka zënë Charles McGonigal.
Berisha theksoi se Rama ka kryer krime të shëmtuara kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Zotëri, zonja drejtuese e seancës, që në fillim më duhet të theksoj se skena e këtij parlamenti sot është më e veçanta në tërë historinë e tij. Aty ku është karrigia e kryeministrit, aty qëndron sot Charles McGonigal. Kurse ai që duhet të ishte aty, është ilizuiv se i ka hyrë lepuri në bark dhe ka frikë të tmerrshme nga ajo që i ka bërë vetes së tij. Atë se zë vendi i vetë, se ka kryer krime të shëmtuara, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai bëri mirë që nuk doli aty, se nuk ka si të paraqitet para shqiptareve me krimin e shëmtuar trans-atlantik. Ai sot, mirë është të sillni një barrelë këtu, sepse i ka rënë fuqia te këmbët. Jam këtu për një seri pyetjesh. Janë 13, por dua që të jenë 130, të cilat duhet t’u përgjigjeni, Komisioni hetimor parlamentar. Pa marrë këto pyetje, Shqipëria do ketë kaos dhe vetëm kaos, i cili ka ulur në vendin e vetë tradhtarin e kombit amerikan.”, tha Berisha.
Fraksion.com