AktualitetPolitikëTë fundit

“Ortakët e McGonigal fituan…”, Tabaku: Duhet të nxjerrim të vërtetën e këtij skandali të rëndë! SPAK të hetojë!

Deputetja Jorida Tabaku, tha se shqiptarët kërkojnë sqarime në lidhje me të vërtetat që zbulohen në aktpadinë që ka ngritur SHBA lidhur më çështjen McGonigal.

Në fjalën e saj në Kuvend, Tabaku më tej shtoi se ortakët e McGonigal, kanë fituar tituj koncesionarësh dhe investitorësh strategjikë.

Fjala e Jorida Tabakut:

“Akuza e parë është drejtuar ndaj ish zyrtarit të FBI sepse ai ka kryer biznes të padeklaruar, pra është korruptuar, nga oligarku rus Oleg Deripaska. Akuza e dytë është ajo e ngritur se McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë amerikanë për çështje të lidhura me Shqipërinë qoftë këto politike, përfshirë dhe një hetim kundër Partisë Demokratike. Aktpadia e ngritur nga Departamenti i Drejtësisë sqaron se ish drejtuesi i FBI ka ardhur në Shqipëri jo në një vizitë zyrtare, që nuk ka deklaruar se gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar dhe që ka dështuar të deklarojë që ka takuar kryeministrin e Shqipërisë.

 

 

Nëse një agjent FBI, vjen në Shqipëri ai në rastin më të pakët do të duhet të lajmëronte le të themi institucionet e SHBA në vendin tonë dhe nuk ka asnjë arsye të përdorte një mik të tijin që rastësisht i ka kërkuar dhe 225 mijë dollarë apo jo?

Si ka mundësi që një drejtues i lartë, një nga pesë më të lartët e FBI, vjen në Shqipëri dhe kryeministrit të vendit ia prezanton dhe ia sjell në selinë e kryeministrisë një person që në Shqipëri dhe në SHBA nuk ka asnjë funksion zyrtar?

Aktpadia zbardh ne fakt se takimi i Rames me McGonigal perben katër veprime në kundërshti me rregulloren e FBI.

Mes shtatorit 2017 dhe marsit 2018 ku në aktpadi janë faktuar katër takimet e kryeministrit Rama me McGonigal, vihet re një fakt shumë interesant; sa herë që kryeministri i vendit ka takuar McGonigal në zyrën e kryeministrisë, për darkë në Washington apo në New York po aq herë ka pasur një nismë të Charles McGonigal kundër Partisë Demokratike.

 

Fraksion.com