“Kujdes! Po përgatitet ‘tava'”, Rama paralajmëron një tjetër ‘non grata’ nga SHBA: Personin do ta shihni vetë!
Kryeministri Edi Rama ka palarajmëruar sot në Kuvend se një tjetër ‘non grata’ do të shpallet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Teksa ka folur në Kuvend, Rama tha se opozita e shikon Departamentin e Shtetit në Shtetet e Bashkuara ‘si një byrektore. Si mund ta mendoni që furnizohen nga unë dhe gjiza ime’, duke iu referuar informacioneve që e shpallën ‘non grata’ Sali Berishën’.
“Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëerë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.
Fraksion.com