AktualitetTë fundit

“I erdhi keq të vrasë dhe shitësin”, Dan Hutra tregon planin e vrasjeve makabër: Pas krimit, bleu ujë në dyqan dhe pa në lajme foton e tij…

Dan Hutra ka shpjeguar para organeve të drejtësisë planin gjakftohtë për vrasjen e disa grave, plan që e vuri në zbatim një ditë më parë.

“Shkova tek ish e dashura, e cila ka një dyqan dyersh në Astir. E besoja dhe kam pasur histori me të kur isha në burg herën e parë. Kur dola ika në Gjermani, punova atje dhe dhe bëra 80 mijë euro. Ia dhashë me mirëbesim që të m’i ruante.

Ajo më tha qe u martua dhe nuk i kishte me paratë. Ajo është strumbullari dhe kur vras mendjen, ajo bëri plan qe të hyja në burg”

Plot kontradikta, i dyshuari shpjegon, sipas burimeve të Anila Hoxhës, se deshi ta vrasë për shkak të 80 mijë euroshit.

“Nuk desha ta vras me armë, sepse do të bëja zhurmë dhe po zbatoja planin. Unë kërkoja të bëja ADN ajo nuk pranonte dhe thoshte fëmija është yti. Shkova dhe i qëllova. Pastaj vazhdova, para se të dilja nga burgu i kisha thënë Vladimir Kurtit që ty nuk të vras dot se po dal, ngaqë ai u pagua  të më eliminonte në burg. E kam patur shok. Shkova në shtëpinë e tij dhe më doli një grua, e pyeta kush je ti çfarë e ke Vladimirin, e kam vëlla tha,  e qëllova”.

Pastaj është kthimin, por thotë se i ka rënë diabeti dhe ka hyrë në dyqan për ujë.

“Aty hyra dhe pashë foton time në televizor, djali shitës më pa mua. Nuk e vrava dhe më erdhi keq ishte i pafajshëm”.

Plani më pas, kishte një tjetër shenjestër, pot Hutra u arrestua.

“U fsheha në një ferrë dhe do prisja mëngjesin të vrisja tjetrin, i cili ka shitur një armë me të cilën në 1999 më kanë vrarë babën në Durrës. Aty më gjetën”.

Madje, ai ka rrëfyer se që kur ka dalë nga burgu nuk ka takuar as nënën e tij, por është përkushtuar në planifikimin e vrasjeve.

“Kur dola nga burgu së fundmi nuk e takova nënën, kam qëndruar nëpër hotele dhe duke bërë planin”.

Dan Hutra, rreth mesditës së mërkurës tronditi kryeqytetin me 3 ngjarje të ndryshme kriminale duke lënë pas 3 gra të vrara dhe 3 të tjera të plagosura në më pak se një orë. Gjakftohtë dhe i armatosur ai u përlesh fillimisht me Marjana Gurakuqin ne Astir duke tentuar t’i marrë paratë duke e lënë atë të plagosur me thikë në dorë.  Më pas ai  shkoi në banesën e familjes së ish bashkëshortes së tij Elena Hysës në zonën e kodër Kamzës ku qëlloi me breshëri drejt grave të familjes.

Dan Hudra është afruar në oborrin e banesës së familjarëve të ish-gruas së tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke lënë pa jetë motrën e gruas dhe nusen e vëllait të saj dhe plagosi ish bashkëshorten dhe nënën e saj.  Gjakftohtë pasi kreu krimin ai u largua i armatosur me mjetin e tij Benz.

Të pajeta në vendin e ngjarjes mbetën Mevlude Hysa dhe Hasime Dafku ndërsa në spital po marrin ndihmë mjekësore Elena e Kujtime Hysa.

Me këtë mjet që shihet në këtë foto Dan Hutra u largua nga vendngjarja jo për tu arratisur por për të kryer një tjetër krim në rrugën “Besëlidhja” në Kamëz pa u ndeshur me asnjë pikë kontrolli apo patrullë policie.

Sipas dëshmitarëve një automjet i zi ka përshkruar rrugën “Beslidhja” në Kamëz dhe është pozicionuar buzë banesës së Etleva Kurtit dhe ka qëlluar drejt saj 3 herë duke e lënë të vdekur në vend 31-vjeçaren e cila ndodhej në oborr. Në ikje autor ka hedhur në vendngjarje armën e krimit.

Policia dyshon se pas këtij krimi mund të jetë Dan Hutra për shkak të konflikteve e që kishte me vëllanë e viktimës Vladimit Kurti në burg ku ai vuan dënimin me burgim të përjetshëm për grabitje me pasojë vdekjen. Megjithatë analizimi i gëzhojave, armës së zjarrit e provave të tjera do të japë një përgjigje në lidhje me këto dyshime.

 

Fraksion.com