AktualitetPolitikëTë fundit

Bylykbashi-Ramës nga jashtë Kuvendit: Krimineli kthehet në skenën e krimit si gjuha tek dhëmbi i prishur

Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka kritikuar kryeministrin Rama në distancë, duke qenë se prej sjelljes së tij, vijon të jetë i përjashtuar nga Kuvendi. Bylykbashi e cilëson Ramën si kriminel.

“Lëreni të pandehurin publik Edi Rama të flasë dhe dëgjojeni me kujdes. Është shumë interesant sepse po shfaq pikat ku ka hall. Po shpreh atë që ka brenda në subkoshiencë për momentet ku e lidh FBI me McGonigal.

Për fat nuk ka as avokatët anash dhe as po i përmbahet asaj që i kanë shkruar ata me kujdes. Krimineli kthehet në skenën e krimit si gjuha tek dhëmbi i prishur.”- shkroi Bylykbashi.

 

Fraksion.com