Boçi mban fjalën në foltore, Rama ulet në karriget e deputetëve në Kuvend, përqafime me Majkon
Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi paraqiti sot në Kuvend mocionin me debat me kryeministrin Rama pas akuzave që janë ngritur në SHBA për ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Në nisje të fjalës së Boçit, kryeministri Rama që u rikthye në seancë pas disa javësh mungesë, fillimisht u largua nga salla për pak momente dhe më pas u filmua teksa la karrigen e tij dhe shkoi pranë deputetit Majko.
Duke u ulur tek karriget e deputetëve të mazhorancës pranë Pandeli Majkos ai e ka edhe e ka përqafuar atë.
Fraksion.com