AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Nesër protesta madhështore! Nuk ndërhyj në vendimin e gjykatës! S’ka gjyqtar që pranon palë

Pasi doli nga seanca plenare, Sali Berisha vijon të theksojë se protesta e nesërme do të jetë madhështore ndërsa sipas tij nuk ka aspak të bëjë me vendimin e gjykatës për fatin e vulës së PD. Berisha shtoi se vendimin e nesërm nuk mund ta paragjykojë ndërsa thotë se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për të shpallur atë që s’është palë.

“Nesër protesta do jetë madhështore.  Qytetarët e shohin se kanë të bëjnë me një kufomë të pakallur. S’kam asnjë lloj arsye që të ndërhyj në vendimin e gjykatës. S’ka gjykatës që mund të pranoj palë përveç Blerina Muçës. Ajo e bëri dhe me ndërhyrje të fuqishme të Edi Ramës dhe Erion Veliaj. Veliaj është një nga kryesorët në aferën e gjobëvënies. Nuk mund të paragjykoj një vendim, i cili nuk ekziston asnjë bazë e vetme ligjore për të shpallur palë atë që nuk është palë”, tha Berisha.

 

Fraksion.com