Life StyleTë fundit

‘BBV’ e skualifikoi, Eva Alikaj: Kam shumë rroba, dal kur t’më dojë qejfi

Eva Alikaj u skualifikua një ditë më parë nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’. Largimi i menjëhershëm u bë për shkak të fjalorit kërcënues që ajo përdori ndaj Luizit, duke i thënë: Ta çaj kafkën.

Mirëpo në fund ajo e pranoi vendimin e më pas nisi të bënte gati valixhet. Teksa ishte në dhomën e grimit, ajo tha se ka shumë rroba për të veshur akoma e se do largohet kur të dojë.

Me ton kërcënues, Eva i tha Maestros se do largohet kur të dojë, e nëse do duhet, produksioni të lajmërojë edhe Policinë nëse do.

Eva: Kam shumë rroba, do iki kur të më dojë qefi, po deshën të marrin Policinë. Kam shumë rroba…

Maestro: Do shkosh t’ua komunikosh te dhoma e rrëfimit?

Eva: Jo mo nuk do shkoj.

Big Brother vendosi që Eva  të largohet nga shtëpia për shkak të fjalorit të përdorur në shtëpi.

“Banorë, Vëlla i Madh pas ultimatumit që ka dhënë për qëndrimin që do mbante për thyerjen e rregullave, paraditen e sotme skualifikoi Ermionë. Për të njëjtin motiv, Eva Alikaj për shprehjet kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e Big Brother”– njoftoi vëllai i madh banorët përmes një zarfi të zi pasditen e djeshme.

 

Fraksion.com